Arrestohet i dyshuari për vendosjen e bombave në Tiranë
Policia e Tiranës ka arritur që të vendos në pranga një shtetas, i cili akuzohet për shpërthimet në kryeqytet. Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Qefalia, 28 vjeç, i cili dyshohet për atentatet e 10 shkurtit. Ai ka qënë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për vendosje tritoli.

28 vjeçari është ndaluar së bashku me Emirjon Gjutën, ndërkohë që janë shoqëruar për tu pyetur edhe pesë persona të tjerë. Ai është ndaluar dy ditë më parë për "armëmbajtje pa leje".

Alfred Qefalia ishte i shoqëruar nga një femër në makinë kur është ndaluar nga policia dhe i është gjetur pistoleta tip "Zastava", ndërkohë që nga kontrolli në shtëpi në Farkë të Vogël, i është gjetur edhe një armë tjetër.

Të njëjtat burime shtojnë se Qefalia ka qënë person në kërkim, pasi ka ndihmuar në arratisjen e të burgosurve nga burgu i Drenovës vitin e kaluar. Sa i takon shpërthimeve të tre ditëve më parë, ai nuk e ka pranuar akuzën. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2015, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori