Arrestohet autori i plagosjes në Skrapar (VIDEO)
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjës së rendë në fshatin Rehovë të Skraparit.

I arrestuari është 58-vjeçari Fatmir Cenaj, banues në fshtin Rehovë, Poliçan i cili plagosi me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan.

Njoftimi i plotë i policisë

Rehovë, Skrapar

Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes.


Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshtin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 03/04/2018, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori