Arrestohet autori i katert i vrasjes se nje 17-vjecari ne Patos
Albeu.com
Arrestohet autori i katërt i vrasjes së një 17-vjeçari në Patos. Policia ka vënë në pranga shtetasin Maeto Pasho. Policia kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë për këtë ngjarje, shtetasit Marjus Muskaj, Skerdian Pasho dhe Sonjel Nako.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën rreth orës 21:00 ku pas një sherri mes të rinjsh është vrarë i riu Daniel Rapushi . 17 vjeçari u godit disa herë me thikë në një lokal dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që nga goditjet është plagosur edhe adoleshenti, Rauf Bregu i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shtuar më 07/07/2010, ora 13:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori