Arrestohet 60-vjeçari në Vlorë, falsifikoi dokumentet dhe mori tokë në Himarë
Policia e Vlorës ka arrestuar një 60-vjeçar banues në Tiranë pasi akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Robert Koçi është shpallur në kërkim për veprat penale Policia e Vlorës, në bazë të këtij proçedimi ka bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 20.000 m2 toke në Porto Palermo, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.

Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 2.5 milion euro.

Për këto vepra penale, shtetasit Robert Koçi, i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg"./albeu.com/


Shtuar më 18/02/2017, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori