Arrestohet 58-vjeçari në Skrapar, iu gjetën 16 kg kanabis në banesë
Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi i është gjetur në banesë një sasi për 16 kg kanabisi.

Mësohet se i arrestuari është Kastriot Bregu, banues në Skrapar është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën 7 pako me kanabis të mbështjella me letër natribani.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori