Arrestohet 57-vjeçari në Tiranë, në kërkim ndërkombëtar për trafik njerëzish
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të kërkuar për trafikim njerëzish.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Kapllan Goga, 57 vjeç, banues në Tiranë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qënieve njerzore.

Një ditë më parë, oficerët e antidrogës në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin numër 6 kanë bërë të mundur arrestimin e të shpallurit në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Arrestimi i Gogës u bë pasi drejtësia italiane në datën 28 qershor 2016, e kanë dënuar me 8 vjet burg për akuzën si “Organizator i emigracionit të paligjshëm”.

Është bërë arrestimi i përkohshëm i tij dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme deri në pritjen e ekstradimit drejt shtetit Italian./albeu.com/


Shtuar më 10/02/2017, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori