Arrestohet 48-vjeçari sepse aksidentoi këmbësorin në Pogradec
Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi ka aksidentuar një këmbësor.

Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën Pogradec-Qafe Thanë, në vendin e quajtur “Guri i Kuq”.

Burime zyrtare nga policia vendore e Korçës bënë me dije se Adrian Haxhillazi përplasi shtetasin me inicialet H.Ç.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Adrian Haxhillazi, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 20.10.2017, në rrugën Pogradec-Qafe Thanë në vendin e quajtur “Guri i Kuq” ky shtetas duke drejtuar mjetin “Daimler Crysler” me targë AA691NN, ka aksidentuar një këmbësor në rrugë shtetasin H.Ç, 73 vjeç, banues në Pogradec, i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit, u nis në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori