“Më ndryshoi jeta për 30 sekonda”, i publikuan videon intime, e famshmja shqiptare: Dy mundësi kisha

Juliana Nura një nga vajzat më të bukura shqiptare ishte e ftuar në Tv Klan, ku ka treguar se për momentin më të vështirë të jetës. Ajo u shantazhua për një video intime që ajo kishte bërë me të dashurin e saj.

Ajo ka rrëfyer se herën e parë pagoi një shumë të madhe parash për ta shmangur publikimin, por kur i kërkuan akoma më shumë para, ajo nuk mund ta paguante këtë shumë, ndaj u tregoi prindërve dhe pritën që të bëhej publikimi, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

Sipas saj, video u shpërnda aq shpejt sa dukej se për dy minuta e kishte parë e gjithë Kosova. Nga ky shantazh ajo është ndier aq keq sa ka menduar edhe t’i japë fund jetës.

Ajo tregoi se i ati e ka mbështetur dhe i ka thënë se duhet ta ndalonte këtë shantazh pasi ata nuk do ndalonin së kërkuari më tepër para.

Rudina: Kur ndodhi, e kujton momentin kur ndodhi për herë të parë? Ku u publikua?”

“Në YouTube u publikua, po në telefona më duket se për 2-3 minuta e mori e gjithë Kosova. U shpërnda më shpejt se ç’prisja. Efekti i parë ishte te unë. Mendova ç’do bëj me jetën time. Kisha punuar të 10-15 vite, isha një vajzë shumë e suksesshme dhe të gjitha për 30 sekonda ikën.

Njerëzit nuk e dinë të vërtetën shikojnë vetëm vajzën që zhvishet para kamerës. Mendova çfarë do bëj, si do e filloj jetën nga zeroja. Për shumë njerëz edhe për mua, më e lehtë është në një moment “me e fik jetën”, të bëja vetëvrasje…. Po, e kam menduar.

Ato ditë kur u publikua videoja, kanë qenë dy-tre ditë që e analizova vetëvrasjen. Si do e bëj, çfarë do ndodhë, si do e lë familjen. Ky ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës sime”, tha modelja.