Policia e
Korçës ka vënë në pranga një shtetas pasi ai i ofroi 500 lekë policit të Rrugorës për të
shmangur gjobën për mosvendosjen e
rripit të
sigurimit.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, vunë në pranga 48-vjeçarin Masar Braha, banues në Prizren-Prishtinë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "Iveko" me targa 04934DT, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 500 lekë, për të
shmangur masën administrative për mosvendosje të
rripit të
sigurimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal./albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 17:04