Arrestohet 47 vjeçari që dhunonte gruan e djalin pasi pinte alkool
Është dashur një denoncim nga bashkëshortja dhe djali i tij, që një 47 vjeçar të vihej në prangat e uniformave blu. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme, në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi për motive të dobëta, 47- vjeçari Sokol Shehaj ka ushtruar dhunë fizike të përsëritur kundrejt bashkëshortes M.Shehaj, 41 vjeçe dhe djalit të tij, S.Shehaj, 26 vjeç.

Policia shton se dhuna e tij ishte e përsëritur ndaj familjarëve dhe se gjithçka ndodhte sa herë ai konsumonte alkool. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2016, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori