Arrestohet 46-vjeçari në Gjirokastër, në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentash
Policia e Gjirokastrës bën me dije se ka vënë në pranga një 46-vjeçar pasi akuzohet për “Falsifikim dokumentash”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në prang aka rënë Përparim Voda, 44 vjeç, banues në Kuçovë.

Voda ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 6 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Për këtë arsye ai kishte ndryshuar gjeneralitetet dhe kur u ndalua për kontroll në Gjirokastër i ka paraqitur policisë një dokument identifikimi grek me inicialet F.F, 42 vjeç, banues në Mursi, Sarandë, dokument i cili mbante fotografinë e tij.

Mbi 46- vjeçarin rëndon akuza për veprën penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave". /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2017, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori