Arrestohet 44 vjeçari në Elbasan, shiste tritol e municione luftarake
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 44 vjeçar, pasi është kapur me 3 kilogramë tritol, kapsolla, fishekë e një skelt kallashnikovi. I arrestuari është shtetasi, Petrit Gjika, banues në fshatin Shijon.

Sipas informacioneve, rezultonte se Gjika dispononte dhe do të trafikonte lëndë shpërthyese, municione e kapsolla dhe pas një kontrolli të kryer në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3 kilogramë tritol, 36 kapsolla, 350 fishekë dhe një skelt kallashnikovi, të cilat tentonte ti shiste për qëllime përfitimi.

Ndërkohë policia vijon punën për të zbuluar nëse në këtë ngjarje janë të përfshirë persona të tjerë, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikim i armëve luftarake dhe municionit " dhe "Prodhimi dhe mbajtja të armëve luftarake, municionit, lëndëve plasëse dhe eksplozivëve. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2015, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori