Arrestohet 42 vjeçari pjesë e bandës kriminale dhe prostitucionit (VIDEO)
Policia e Lezhës ka arrestuar një 42 vjeçar i cili rezulton i shpallurkërkim ndërkombëtar.

L.K. është i dyshuar të jetë i përfshirë në Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

Ky shtetas ishte i shpallurkërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Organizatë kriminale"dhe "Shfrytëzim prostitucioni" .

Njoftimi i policisë

Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallurkërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni

Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallurkërkim ndërkombëtar:

• L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallurkërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Organizatë kriminale"dhe "Shfrytëzim prostitucioni" .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 13/06/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori