Arrestohet 40 vjeçari në Shkodër pasi mbante armë në shtëpi
Blutë e Shkodrës kanë arrestuar një 40 vjeçar, pasi në banesën e tij mbante një armë zjarri dhe disa fishekë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Dje, rreth orës 19:00, është arrestuar në banesën e tij në lagjen “3 Heronjtë” shtetasi me iniciale D.Z. 40 vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar në banesë një armë zjarri automatik si dhe dy krehëra e 104 copë fishekë, të cilat i mbante pa leje. Materialet në lidhje me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Shkodër, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje". /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori