Arrestohet 37-vjeçari i kërkuar për trafik droge në SHBA
Një 37-vjeçar i kërkuar nga autoritetet amerikane për trafik droge është arrestuar nga policia shqiptare në Durrës. Armand Mara (Shima), i njohur ndryshe dhe si Goni Brraka nga Durrësi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka kryer mbajtjen dhe shpërndarjen e sasive të konsiderueshme të kokainës.
Armand Mara, ishte pjesë e një organizate kriminale e përfshirë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Kalifornia në Boston Massachusetts.

Kjo organizatë ka trafikuar mbi 50 kg kokainë nga Kalifornia në Boston Massachusetts në vitet 2010-2012, ku shtetasi Armand Mara ishte ndër personat kyç në këtë veprimtari kriminale. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar urdhër arresti më datë 15 nëntor 2012 nga Gjykata e distriktit Massachusetts në SHBA.
Shtuar më 11/03/2014, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori