Arrestohet 35-vjeçari në Shkodër, kërcënoi me armë një 26-vjeçare
Pëlqej
Policia ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë në Malësinë e madhe pasi shtetasi Alfred Jakaj, ka kanosur me armë zjarri një 26 vjeçare.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se pas një konflikti të ndodhur në fshatin Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe, ndërmjet shtetases M. J, 26 vjeçe, dhe shtetasit Alfred Jakaj, për motive pronësie, ky i fundit ka qëlluar tre herë në ajër me armë zjarri duke e kanosur për jetën shtetasen në fjalë.

Nga ana shërbimeve policore në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti është shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje të shtetasit të dyshuar Alfred Jakaj, është arritur që të kapet në flagrancë, bashkë me armën e krimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Alfred Jakaj, 35 vjeç, banues në Lohë e Sipërme, Njësia Administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë provës materiale i armës së zjarrit të tipit Pushkë gjysmë automatike.

Materialet e përgatitura për këtë hetim iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë̈ publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori