Arrestohet 35-vjeçari, kapet me 43 kg hashash në kryeqytet
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar në një operacion antidroge ditën djeshme.

Ai është Alfred Murati 35 vjeç banues në Nuaj të Cudhit në Krujë.

Mësohet se policia i gjeti Muratit në automjetin e tij 43 kg hashash.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

– Automjeti tip “Merecedez”.

– 2 aparate celularë.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2017, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori