Arrestohet 35-vjeçari i cili dhunonte bashkëshorten
Nën akuzën e dhunës në familje, policia e Fierit ka prangosur një 35-vjeçar. Në pranga është vënë shtetasi Mariglen.S, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.

Ai u arrestua në banesën e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 29 vjeçares M.S.

Materialet në ngarkim të 35-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Dhunë në familje”. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2016, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori