Arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik droge (VIDEO)
Policia e Durrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga u vu shtetasi A.D.,33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.

"Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg ", për veprën penale "Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", sqaron policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 22/05/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori