Kapet nga policia 30 vjeçari që dhunonte prindërit për drogë
Një 30 vjeçar i cili nën ndikimin e drogës kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme prindërit e tij, dje ka rënë në prangat e policisë. Kanë qënë prindërit ata të cilët janë drejtuar në polici, pas dhunës sistematike që ushtronte djali i tyre, i cili i kërkonte lekë për të blerë drogë.

Dje është bërë arrestimi i 30 vjeçarit Erjon Sharka, me banim në fshatin Pirrë të komunës Bubullimë në Lushnje. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit nga babai i tij, M. Sharka.

Nga kontrolli në banesën e tij u gjet në një qese celefoni rreth një gram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, si dhe një thikë metalike, me të cilën dyshohet se kanoste prindërit e tij.

30 vjeçari është arrestuar në kushtet e flagrancës. Ndërkaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lushnjes, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori