Arrestohet 30 vjeçari pasi dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten, çfarë iu gjet në banesë
Policia e Tiranës ka parandaluar një krim në familje duke arrestuar një 30 vjeçar pasi ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë
zjarri në banesë.
Sekuestrohet në cilësinë e
provës materiale një armë
zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë
zjarri në ambientet e
banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e
provës materiale një armë
zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 12:58