Arrestohet 29-vjeçarja që mashtronte të afërmit e të burgosurve
Një 29 vjeçare është pikasur nga uniformat blu lidhur me mashtrimin që bënte me te afërmit e të burgosurve dhe menjëherë e kanë vënë në pranga. Amarilda Leka dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave që vuajnë dënimin në burg.

“U ndalua shtetasja Amarilda Leka, 29 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave të ndryshëm të cilët vuajnë dënimin nëpër institucione të ekzekutimit të vendimeve penale me pretendimin se ajo do t'iu ofronte ndihmë duke ndikuar në funksionarë të lartë të drejtësisë, me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi i vuajtjes së dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2015, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori