Arrestohet 26 vjeçari që goditi me levë në kokë mjekun
Një 26 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka dhunuar mjekun e spitalit të Laçit. I riu ka goditur me mjet të fortë, levë, mjekun e spitalit të Laçit, shtetasin N.G., duke i shkaktuar dëmtime të lehta në dorë dhe kokë. Struktura e Komisariatit të Policisë Kurbin, dje arrestuan në flagrancë shtetasin Ergys Prelaj, 26 vjeç, banues në lagjen “Demokracia”, Mamurras, Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi në datën 28.04.2015, ka goditur me mjet të fortë, levë, mjekun e spitalit të Laçit, shtetasin N.G, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në dorë dhe kokë.

Ky shtetas pasi ka goditur mjekun, është larguar në drejtim të Mamurrasit me mjetin e tij Renault, me targë AA917EM, të cilin e drejtonte pa dëshmi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjesit të policisë për të ndaluar, ndërsa është bllokuar në Thumanë, Krujë. Burime nga policia shtojnë me tej se 26 vjeçari rezulton i denuar në Itali, për vjedhje banesash.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vepren penale të “Goditjet për shkak të detyrës”, “Mos bindja ndaj urdhrit te punonjesit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve pa dëshmi”. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2015, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori