Arrestohet 24 vjeçari pasi plagosi vjehrrin dhe vjehrrën
Sot është bërë e mundur prangosja e një 24 vjeçari, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën si dhe mbesën e tyre. Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçarin Mikel Thani, i cili në datën 30 dhjetor 2014 plagosi me armë zjarri vjehrrin, vjehrrën, si dhe mbesën e tyre 12 vjeçare.

Blutë e Shkodrës kanë prangosur 24-vjeçarin në banesën e tij ne fshatin Plan, komuna Pult. Në momentin e ndalimit i'u gjet dhe një armë zjarri automatik me një karikator me fishekë, e cila mendohet se është përdorur nga Mikel Thani për plagosjen.

I riu ka qenë i fejuar me vajzën e Vat dhe Gjyste Guri, ndërsa një konflikt mes tyre në datën 30 dhjetor, ka bërë që 24-vjeçari të marrë armën e zjarrit dhe të qëllojë drejt banesës së tyre. Nga plumbat mbetën të plagosur Vat dhe Gjyste Guri, 46 dhe 45 vjeçe dhe mbesa e tyre 12-vjeçare, E.Guri. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori