Arrestohet 23-vjeçari shqiptar Greqi, drogë, armë dhe granata në banesë
Ditën e sotme policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, i cili dyshohet se është pjesë e rëndësishme e një grupi të madh kriminal në Greqi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Ano Poli, Selanik iu gjet një sasi droge, armë, fishekë edhe para.

banesën e 23-vjeçarit u sekuastreuan 6 kg 277 gram marijuanë të ardhura nga Shqipëria nëpërmjet një gome makine, 1 kallashnikov me dy krehëra me 50 fishekë, 1 pistoletë, 1 krehër me 3 fishekë, 1 granatë, 185 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 1 celular dhe 120 euro./albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori