Arrestohet 21 vjeçari në Tiranë, theu bankën për ta vjedhur
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar të riun i dyshuar për tentativën e grabitjes së bankës në Kombinat. Sipas policisë në pranga u vu Nazmi Caka, 21 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 05.03.2017, ka thyer xhamin e derës së një Banke të nivelit të dytë, e më pas ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar sirtarët dhe është larguar pa marre asgjë, kjo konstatohet dhe nga punonjësit e bankës”- njofton policia.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e bankave ose arkave të kursimit” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 136-22 i Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori