SPAK i konfiskoi pasuritë, deputeti i PD: Nuk kam lidhje me akuzën

SPAK, pas një hetimi të thelluar ka konfiskuar ditën e martë disa pasur të deputetit të PD, Kasëm Mahmutaj dhe vëllait të tij Gazmend Mahmutaj, i cili ka qenë edhe objekt i OFL, si dhe i dënuar në Itali për trafik droge dhe prostitucion.

I kontaktuar nga Abcnews.al, deputeti Mahmutaj ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me konfiskimin dhe ky është një vendim i padrejtë i SPAK.

Ai tha se e ka apeluar këtë çështje dhe tani është në pritje të vendimit të drejtësisë.

“Ajo është në procedurë dhe sipër, është apeluar nuk ka pse të merret vendim nuk është normale. Unë nuk kam çfarë reagimi të bëj tjetër, përveçse të pres vendimin e drejtësisë nuk kam lidhje me akuzën”, tha  Mahmutaj./albeu.com


Shtuar 3.05.2022 18:12