Arrestohet 20-vjeçari në Mallakastër, vodhi lokalin e fshatit
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e një lokali. Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se Fjoralb Muhametaj, banues në Kashë të Mallakastrës është autori i dyshuar i vjedhjes së një lokali në fshatin e tij.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë (për identifikimin dhe kapjen e të cilëve po punohet intensivisht nga shërbimet e policisë), ka vjedhur me thyerje në datën 01.07.2017 lokalin e shtetasit F.M ku ka marrë shumën prej 500 mijë lekësh si edhe sende të tjera që ndodheshin në lokal.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera në Mallakastër, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2017, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori