Arrestohet 18 vjeçari i akuzuar nga Greqia për pjesëmarrje në veprime luftarake
Një 18 vjeçar është arrestuar pasi ishte deportuar nga policia greke teksa akuzohej për "Pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtethuaj".

Nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në orët e para të mëngjesit u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet J.Ç., 18 vjeç, banues në Lushnje.

"Ky shtetas u deportua nga policia greke në PKK Kakavijë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtethuaj” dhe në Kakavijë është marrë në dorëzim nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i tij", thuhet në deklaratën e policisë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtethuaj”. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori