Spalletti: Napoli në garë për Scudetto? Do të ishte qesharake ta mohonim

Në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Fiorentinës, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti foli për situatën e kampionatit.

“Duhet të mendojmë për shanset tona për të bërë garën tonë, për atë që na pret në këtë fazë të fundit të kampionatit.

Do të ishte qesharake të mos e pranonim hapur se jemi për Scudetto, ashtu si Interi, Milan dhe Juventus. Ne do të bëjmë maksimumin tonë për këtë rrugë të rëndësishme edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

Rëndësi për mua ka që ekipi është serioz dhe po bënë maksimumin”, është shprehur Spalletti./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.04.2022 15:55