Arrestohen "vrasësit" e inspektorit Roland Likaj
Arkiv
Policia e shtetit ka bërë të mundur prangosjen e tre shtatasve, të cilët në bashkëpunim, kanë vrarë inspektorin e policisë Roland Likaj. Z.v drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, në një deklaratë për shtyp tha se janë arrestuar Jetnor Xhevahir Nakoleci, 25 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë.

Saleo Arben Stojani, 18 vjec, lindur e banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, aktualisht vuan dënimin prej 20 muajsh burgim për këto vepra penale.

Personi i trete me iniciale E.Z, 17 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Korçë.

Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datë 18 tetor 2010, rreth orës 02.30`, në lagjen "1 Maji", Vlorë, kanë vrarë me armë zjarri pistoletë, në krye të detyrës, Nënkomisarin e policisë Roland Likaj.

Roland Likaj është gjetur i vdekur në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës ndërsa është vrarë gjatë një aksioni në ndjekje të një të dyshuari. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2011, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori