Tre të rinj të moshës 17-21 vjeç janë arrestuar nga blutë e Shkodrës për armëmbajtje pa leje. Policia e Shkodrës ka
sekuestruar një arsenal armësh.
Mësohet se janë
sekuestruar dy
automatikë AK-47, me krehër dhe fishekë; 1 pushkë 20-she dhe 1(një)
automatik Sharrs. Lidhur me këtë çështje janë arrestuar në flagrancë 19-vjeçari Cesk Guri, 21-vjeçari Kristian Botinaj dhe 17-vjeçari me iniciale R.P.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin tip Seat, me targë AA 053 GK, me të cilën ata po udhëtonin, është gjetur një
automatik AK-47, me krehër dhe fishekë. Armët e tjera u gjetën në banesën e shtetasit Kristian Botinaj. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2015,
ora 10:11