Arrestohen tre shqiptarë në Zvicër me 3 milionë euro 'të bardhë'
Tre shqiptarë janë arrestuar në Zvicër me 12 kg kokainë me vlerë 3 milionë euro.

Të arrestuarit janë 23, 29 e 39 vjeç, por identiteti nuk jepet nga autoritetet.

Trafikantët udhëtonin me dy automjetet të ndryshme, ku gjatë kontrollit në një nga automjetet ku udhëtonte shqiptari 23 vjeçar u gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar në makinë.

Në automjetin e dytë ku po udhëtonin dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë.

Dyshohet se kokaina trafikohej nga Holanda.
Shtuar më 09/10/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori