Arrestohen shtate shqiptare dhe serbe te dyshuar per krim te organizuar
Albeu.com
Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin se janë të përfshirë në krim të organizuar. Zëdhënësi i Policisë Arbër Beka ka thënë se arrestimi është kryer mbrëmë rreth orës 22 e 30 në qytetin e Vushtrrisë.Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas të Serbisë, dy serbë dhe një boshnjak, si dhe katër shqiptarë të Kosovës.

“Mbrëmë rreth 22:30 në një hotel në dalje të Vushtrrisë, Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar ka zhvilluar operacionin e koduar “Urithi” dhe gjatë operacionit i cili është zhvilluar me urdhër të prokurorit, ka arrestuar 7 persona nën dyshimin se janë të përfshirë në krim të organizuar”, ka deklaruar sot zëdhënësi i Policisë së kosovës, Arbër Beka.

Gjatë këtij operacioni policia ka arritur të konfiskojë edhe një sasi të madhe të stolive të arit, armë e para, por edhe gjësende tjera, vlera e të cilave kap shifrën e qindra mijëra eurove.
Shtuar më 17/08/2009, ora 21:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori