Arrestohen rojet pasi tentuan të vjedhin karburantin e makinerive të TAP
Roja i një shoqërie Private të Sigurisë Fizike dhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, janë arrestuar ne tentative per te vjedhur një sasi nafte në automjetet e gazsjellësit ‘TAP’.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë vunë në pranga shtetasit Arben Fama, 38 vjeç si edhe Denis Nurin, 27 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 7 në fshatin Polenë Fama, në bashkëpunim me Nurin, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një sasi karburanti, në mjetet e parkuara të gazsjellësit “TAP”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja” /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2017, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori