Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, reagon Berisha: Ata që vjedhin qytetarët meritojnë më shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për posterin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, I cili ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Në posteter shihet kandidati i koalicionit “BF” i cili ka ngritur dy gishtat e mesit lart, si shenjë revolte e Këlliçit ndaj toneve raciste ndaj tij në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë Berisha tha sot në një komunikim për mediet se ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër.

“Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë çdo formë diskreditimi. Ata që vjedhin qytetarët dhe mbrohen nga Edi Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër. Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një njeri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ç’mund të zgjidhja unë. Ajo më duket pak bile, të them të vërtetën.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë. Dënoj ndërhyrjen e George Soros dhe parave të tij në fushatë, sepse rrjeti i organizatave të Sorosit, pasi e sheh se Erion Veliaj po përfundon aty ku e meriton, po hiqet si i revoltuar. Erion Veliaj është i përfunduar. Përdorimi i parave të Sorosit nga këto organizata, nga ndërhyrja e tyre kriminale në fushatë elektorale, është e dënueshme”, tha Berisha./albeu.com/