Arrestohen nëntë persona të dyshuar për trafik droge në Tiranë
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, pas një ndjekje të gjatë me metoda speciale hetimi, dokumentoi “aktivitetin e shitjes së narkotikëve”, nga një “grup i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit policor të koduar “Qiraja”, u ekzekutuan urdhërat e arrestit për nëntë shtetas nën masën e sigurisë arrest me burg.

Të arrestuarit janë: Ilia Elezi, 57 vjeç, Grigor Baloshi, 53 vjeç, Gjergj Kolvani, 45 vjeç, Blendi Spaho, 39 vjeç, Gentian Hoxha, 32 vjeç, Armando Dangëllia, 38 vjeç, Myzejen Nuzi, 37 vjeç, Feliks Dangëllia, 32 vjeç, Megi Maknori, 22 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Grupi akuzohet se ushtronte aktivitetin kriminal prej rreth 1 viti, të shtrirë në qytetin e Tiranës në zonën e Kombinatit, Unaza e re, Yzberisht, parku i Autobuzave, si dhe në qytetet Durrës, Fier dhe Vlorë.

Policia gjatë operacionit të ushtruar ka sekuestruar 2 automjete me të cilat sipas policisë kryhej shpërndarja e narkotikëve, 300 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë gati për shpërndarje, një peshore, rreth 10 gramë metadon, 16 telefona celularë dhe karta telefoni, si dhe shuma prej rreth 1 milion lekë.

Ndërkohe policia ka konfirmuar se po punon për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim: B.M dhe R.U. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori