Arrestohen në Angli, 6 shqiptarët që prodhonin kanabis në apartament
Policia e Cardiff ka bërë të mundur arrestimin e 6 shqiptarëve të cilët kishin në pronësi “një fabrikë kanabisi” me vlerë 500.000 £ në një nga rrugët me më shumë lëvizje në kryeqytetin Uellsian.

Gëzim Dauti, Vjosano Baho, Anil Ismailaj, Drini Ismailaj, Indrit Musaku and Emiljo Pepa i mohojnë akuzat për prodhimin e drogës të klasit B në një dhomë apartamenti ku u gjetën bimët e kanabisit.

Policia uellsiane e ndërmori aksionin ndaj “fabrikës së kanabisit” rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, në Castle Lane, Plasneëydd jashtë Cardiff-it.

5 nga shqiptarët u arrestuan në vendngjarje ndërsa Gëzim Dauti jashtë ndërtesës ku prodhohej kanabisi.

Çështja e tyre u shënua si një seancë përgatitore dëgjimore për gjyq para gjykatësit Christopher Vosper QC në Gjykatën Cardiff Croën ditën e sotme, informon klan.

Pasi të pandehurve iu lexuan akuzat, 5 prej tyre u vetëdeklaruan të pafajshëm, ndërkohë që Dauti, pranoi fajësinë dhe pritet të dënohet pas gjykimit.

Nuk pati asnjë apelim për lirimin e tyre me kusht, kështu që të 5-të shqiptarët do qëndrojnë në paraburgim deri më 24 korrik, datën e gjyqit të tyre që pritet të zgjasë rreth një javë.

6 shqiptarët e arrestuar:

Gëzim Dauti, 54 vjeç

Vjosano Baho, 23 vjeç

Anil Ismailaj, 30 vjeç

Drini Ismailaj, 28 vjeç

Indrit Musaku, 21 vjeç

Emiljo Pepa, 21 vjeç

Shtuar më 06/03/2017, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori