Arrestohen gazetarët që përcjellnin "vizitën private" të Drashkoviqit
Pëlqej
Albeu.com
Qindra vezë janë hedhur në drejtim të eskortës së ministrit të jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi Vuk Drashkoviq derisa ky i fundit ka hyrë në ndërtesën e UNMIK-ut për t'u takuar me zëvendësshefin e UNMIK-ut Larry Rosin.Protesta kundër "vizitës private" të ministrit të jashtëm serbo- malazez në vendin tonë është organizuar nga rrjeti i aksionit për Kosovën KAN.
Pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës kana arrestuar së paku tetë aktivistë të këtij rrjeti përfshirë edhe Albin Kurtin. Po ashtu, polica ka arrestuar edhe një gazetar të agjensisë Kosovalive dhe një fotoreporter të agjencisë Kosovapress. Drashkoviq ka hyrë nën ndërtesën e UNMIK-ut nga hyrja kryesore ndërsa ka dalë prej aty nga dalja emergjente. Ai ka zhvilluar një takim të mbyllur me zëvëndësshefin e UNMIK-ut Larry Rosin. Drashkoviq ka udhëtuar për në Plemetin për të takuar pjesëtarë të komunitetit serb. Drashkoviq do të marrë pjesë edhe në manifestimin e nesërm në Graçanicë, në 616 vjetorin e Betejës së Kosovës, ndërmjet popujve të Ballkanit dhe ushtrisë së Perandorisë Osmane. RTK
Shtuar më 28/06/2005, ora 00:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori