Arrestohen dy trafikantë shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Pëlqej
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në organizata kriminale janë arrestuar nga policia e Shkodrës. Në pranga kanë rënë 40-vjeçari Arben Veli banues në fshatin Dajç, dhe 32-vjeçari Anton Preçi banues në fshatin Bërdicë e Madhe.

Gjykata italiane kishte dhënë për këta dy shqiptarë masën e arrestit me burg, pasi akuzohen për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Krijimin dhe pjesëmarrjen në organizata kriminale”./albeu.com/

Shtuar më 10/09/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori