Arrestohen dy të rinjtë të cilët vidhnin në bashkëpunim
Pas një sërë vjedhjesh të kryera, policia e Tepelenës ka arrestuar dy të rinj, të cilët bashkëpunonin së bashku. Endri Novi 19 vjeç dhe Florian Rama, 20 vjeç, nga fshati Mamaj i Tepelenës, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në 3 janar kanë vjedhur magazinën e shtetasit Shahin Çela. Përpos kësaj vjedhje, në datën 6 janar kanë vjedhur banesën e shtetasit me iniciale R.A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19 vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e shtetasit R.A. Bëhet fjalë për një laptop, një kamer profesionale, katër orë dore, tre kaseta filmike, si dhe pesë aparate celularë të markave të ndryshme. Jo vetëm kaq, por janë sekuestruar dhe meterialet e vjedhura ne magazinën e Shahin Çelës. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori