Policia e Tiranës ka prangosur dy të rinj në operacionin policor të koduar “Befasia”.
Ata janë dy
shtetas marokenë të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera në
zonën e Ali Demit dhe te Rruga e Barrikadave.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të
ndodhura më parë, si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për dy
shtetas të dyshuar si autorë të disa vjedhje telefonash dhe bizhuterish të
ndodhura në
zonën e Ali Demit dhe te Rruga e Barrikadave, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “BEFASIA“.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve marokenë: N. B., 23 vjeç dhe H. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta
shtetas i kanë vjedhur me dhunë sendet personale shtetasit sirian M. H., 30 vjeç.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta
shtetas janë dhe autorë të disa vjedhjeve të tjera të telefonave dhe bizhuterive të
ndodhura më parë në
zonën e Ali Demit dhe në Rrugën e Barrikadave.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve dhe të banesës së tyre, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një shumë parash, bizhuteri, ora dore, aparate celular dhe sende të tjera.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura dhe një shumë parash.
Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Shtuar më 16/05/2020,
ora 16:26