Arrestohen dy të kërkuar nga policia
Blutë e Tiranës kanë bërë të mundur prangosjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. I pari është J. Balla, 41 vjeç, banues në Librazhd.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, e ka dënuar atë me masën "arrest me burg" për veprat penale "shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës", për dhënien e pasurisë dhe përndjekje.

I arrestuari tjetër është Xh. Hoxha, 58 vjeç, banues në Tiranë. Edhe për të e njëjta gjykatë ka dhënë masën "arrest me burg" për veprën penale të mashtrimit. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2016, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori