Arrestohen dy të rinj te çadra e protestës, ja arsyeja
Shënohet incidenti i parë në protestën e opozitës. Dy të rinj, pjesë e Forumit Rinor të PD, kanë dhunuar një person.

Ngjarja është shënuar pranë Piramidës, jo në çadrën e protestuesve.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë, mësohet se Aurel Lafetaj, së bashku me Ermir Gjeta, kanë dhunuar me grushte shtetasin Elton Çomo.

Ky i fundit mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital ku dhe po ndiqet nga mjekët.

Të rinjtë demokratë janë shoqëruar nga uniformat blu në Komisariatin numër 1 në Tiranë.

Fillimisht autorët kanë shkëmbyer SMS me të plagosurin dhe më pas kanë dalë nga çadra dhe janë takuar tek Piramida ku edhe ka nisur konfrontimi fizik./Albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori