Arrestohen dy të rinj në Gjirokastër, vidhnin dhe shkatërronin banesat
Policia e Gjirokatrës ka vënë në pranga dy të rinj të cilët kanë rezultojnë të kenë kryer vjedhje banesash në Dropull të Gjirokastrës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë Eno Kalemi 36 vjeç, banues në Sarandë dhe Ardit Izvori, 31 vjeç, banues në fshatin Mollas, Mallakastër.

Mësohet se të arrestuarit me mjete të forta kanë thyer dhe vjedhur disa banesa.

2 të rinjtë kanë vjedhur në banesat e E.G., E.V dhe J.B. , banues në fshatin Bularat, Dropull. një televizor si dhe sende të tjera shtëpiake.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë këta dy shtetas.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori