Arrestohen dy të rinj në Gjermani, u sekuestrohen 2.4 kg kokainë dhe 57 mijë euro
Policia gjermane ka vënë në
pranga dy të rinj shqiptar të cilët janë kapur me kokainë dhe shuma të mëdha parash.
Të arrestuarit janë të moshave 21-vjeç dhe një 29-vjeç u kapën me 2.4 kg kokainë dhe 57 000
euro.
‘Bild’ shkruan se si fillim u arrestua 29-vjeçari, i cili pasi bleu 500 gr kokainë, u kthye në qytetin e Kassel. Ndërkohë, pas tij në
pranga ra dhe shitësi në Frankfurt, përkatësisht 21-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në apartamentin e tij u gjetën dhe 1.9 kilogramë kokainë, vlera e të cilës në treg do shkonte 120 mijë
euro.
Tashmë dy shqiptarët ndodhen në paraburgim në Gjermani, në pritje të caktimit të masës së sigurisë./albeu.com/
Shtuar më 24/01/2017,
ora 15:54