Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u kapen 3.5 kg kokainë
Policia italiane ka sekuestruar një sasi kokaine në makinën ku po udhëtonin dy shqiptarë. Burime zyrtare bëjnë me dije se është kapur një sasi prej 3.5 kilogramë kokainë dhe ishte e fshehur në fundin e dyfishtë të makinës.

Arrestimet janë bërë në zonën e Komos në Itali dhe mësohet se droga ishte ndarë në 3 pako dhe ishte e mbështjellë me rroba.

Makina vinte nga Gjermania dhe në hetim është edhe një person i tretë që jeton në Gjermani. Droga do të shitej në zonat e veriut të Italisë./albeu.com/

Shtuar më 02/03/2017, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori