“Donaldi martohet me Borën”, Agron LLakaj: Mua më thanë, ja kush e fiton Big Brother VIP

Big Brother VIP është futur në fazën e nxehtë të “etheve” të finales.

Kjo pasi më 18 shkurt pritet të shpallet edhe fituesi i çmimit të madh, prej 100 mijë eurosh.

Aktori i njohur Agron Llakaj ka bërë një humor në Vizion Plus, ku ka deklaruar me shaka se ka dëgjuar se Donaldi do ta fitojë BBV.

Deklarata e tij u komentua gjerësisht, dhe u hodhën aludime se ndoshta deklarata e tij u bë edhe për ta mbështetur Donaldin, aktorit të cilit ai ia hapi derën për në botën e televizionit vite më parë.

“Big Brotherin e more vesh se kush do ta fitojë? Zihen kot aty. E fiton Ilir Shaqiri”, i thotë aktori Agronit gjatë humorit në spektakël.

“Jo, mo. Mua më thanë që fiton Donaldi”. Aktori ia kthen: “Jo, e merr Iliri. Donaldi martohet me Borën”, ja kthen Agron Llakaj./albeu.com/


Shtuar 8.02.2022 13:37