Arrestohen dy policë, kultivonin kanabis në Pukë
Gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar dy efektivë policie të Komisariatit të Pukës, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe kultivim bimësh narkotike.

Ata mbanin edhe gradën inspektor. Të arrestuarit janë Bib Kol Luka, 48 vjeç dhe Gjergj Mark Dodani, 51 vjeç.

Nga hetimet disa mujore të kryera ka rezultuar se në njësitë administrative Luf¬Qerret dhe në Qelëz, kishte zona të mbjella me bimë narkotike, të cilat u shkatërruan në një aksion të policisë gjatë këtyre ditëve.

Dy punonjësit e policisë të arrestuar kishin relatuar të dhëna të rreme, ndërkohë që në aksionin e Policisë u asgjësuan mbi 21 mijë rrënjë bimësh kanabis sativa, shkruan Panorama.

Në bazë të materialeve procedurale të dërguara nga SHÇBA, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka regjistruar procedimet penale në ngarkim të dy punonjësve të policisë Bib Luka, dhe Gjergj Dodani, për veprat penale

“Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 284 të Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 12/07/2016, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori