Arrestohen dy organizatorët e atentatit ndaj Pajtim Serjanit
Policia ka arrestuar dy të dyshuar si organizatorë të atentatit ndaj Pajtim Serjanit, i njohur si shoku i Emiliano Shullazit, i cili u vra më 5 janar në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, janë arrestuar Aurel N. Hoxhallari (38 vjeç) dhe Amarildo A. Hoxhallari (25 vjeç), të dy banorë të Yzberishtë dhe kusherinjë me njeri tjetrin.

Mendohet se këta dy shtetas kanë paguar Artur Bazen për të kryer ekzekutimin e Pajtim Serjanit.

Me 5 janar, Artur Baze qëlloi mbi Pajtim Serjanin dhe disa persona të tjerë duke i plagosur ata, por i pranishëm në tavolinë ka qenë edhe efektivi i policisë, Roland Meta i cili e ka ndjekur dhe e ka vrarë atentatorin Arianit Sterjo (Artur Baza 42-vjeç).

Pas këtij atentati pasoi një tjetër pranë Qafë Kasharit, ku u qëllua me breshëri armësh në një mjet ku udhëtonte Emiliano Shullazi, duke e plagosur lehtë. /albeu.com/


Shtuar më 10/01/2015, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori